Pas fushatës që FDFA filloi në fillim të janarit, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës (PACE), e përbërë nga parlamentarë nga 46 shtetet anëtare, zgjodhi zotin Berset në postin e Sekretarit të Përgjithshëm me një shumicë prej 114 votash nga 245 vota.
Këto zgjedhje pasojnë një rekomandim të Komitetit të Ministrave të Këshillit, i cili përcolli kandidaturën e z. Berset në PACE në fund të marsit, së bashku me ato të Didier Reynders (Belgjikë) dhe Indrek Saar (Estoni).
I zgjedhur për një mandat pesë-vjeçar, z. Berset do të përfaqësojë dhe udhëheqë Këshillin e Europës, duke marrë përsipër përgjegjësinë për planifikimin strategjik, drejtimin e aktiviteteve dhe menaxhimin e buxhetit.
Kreu i FDFA, Këshilltari Federal Ignazio Cassis, përgëzon zotin Berset dhe i uron suksese në detyrën e tij të re. Këshilli i Europës, të cilit Zvicra iu bashkua në vitin 1963, është organizata kryesore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Europë. Që nga themelimi i saj në 1949, ajo ka krijuar një kuadër të përbashkët ligjor midis 46 shteteve të tij anëtare, të mbështetur nga Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Z. Berset ka vizituar Shqipërinë fillimisht në vitin 2022 në funksionin e tij si Zëvendës President i Zvicrës dhe Ministër i Punëve të Brendshme, Mbrojtjes Sociale dhe Shëndetësisë, dhe së fundmi ai ishte në Shqipëri për të siguruar mbështetje për kandidaturën e tij në Këshillin e Europës.