Arkeologët zviceranë dhe shqiptarë përfundojnë fazën e parë të gërmimeve të një vendi prehistorik


Cette page n’est pas disponible en français. Veuillez choisir une langue ci-dessous:

Press releases, 27.06.2025

Arkeologë nga Universiteti i Bernës dhe Instituti i Arkeologjisë i Shqipërisë konfirmojnë Linin si vendbanimin më të vjetër të ndërtuar me palafite në Europë.

Swiss archaelogist Albert Hafner and his Albanian counterpart Adrian Anastasi presenting latest discoveries in the prehistoric site of Lin, Pogradec
Arkeologu zviceran Albert Hafner dhe bashkëpunëtori i tij shqiptar Adrian Anastasi duke paraqitur zbulimet e fundit në sitin parahistorik në Lin, Pogradec. © FDFA / Bled Hodobashi

Një bashkëpunim katër-vjeçar midis arkeologëve zviceranë dhe atyre shqiptarë përmbyll me sukses fazën e parë 2021-2025, duke cilësuar sitin pranë Linit, në Pogradec, si vendbanimin më të vjetër me palafite në Europë.

Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri Ruth Huber, e vlerësoi përkushtimin e palës shqiptare dhe theksoi rëndësinë e këtij projekti për shkencën dhe për bashkëpunimin midis dy vendeve. Ajo theksoi se kjo nismë shkencore e Universitetit të Bernës, është një bashkëpunim që gjithashtu rrit kapacitetet e institucioneve shkencore shqiptare.

“Gërmimet kanë dhënë përsëri rezultate shumë të mira. Mund të konfirmojmë se ky se ky është vendbanimi më i vjetër në Europë me materiale druri dhe organike të konservuara dhe është shumë special sepse gjetjet janë shumë premtuese”, u shpreh Profesor Albert Hafner nga Universiteti i Bernës, drejtues i ekipeve.

Profesori zviceran e cilësoi zonën e Linit si një nga sitet më të mirëruajtura në Europë dhe me vlera të jashtëzakonshme për të kuptuar fillimet e qytetërimit në kontinent.

“Kemi gjetur material të bollshëm arkeologjik qoftë nivelin qeramik, qoftë të veglave të punës, të kockave, të gurit”, u shpreh arkeologu Adrian Anastasi.

Gjatë misionit më të fundit, ekipet e arkeologëve kanë zhvilluar kërkime si gjatë bregut të Liqenit, ashtu edhe nën ujë. Disa nga gjetjet përfshijnë:

  • Hapja e llogoreve tokësore
  • më shumë shtylla druri të tjera të shtëpive
  • shtresa qeramike arkeologjike të dekoruara me impreso – një nga format më të hershme të poçarisë. Kjo provon lidhje sitit të Linit me bregdetin Adriatik.
  • një rrethojë e re që e çon në pesë numrin e unazave rrethuese (mbrojtëse) të sitit
  • zbulohen grumbuj të mëdhenje pishash të cilat mendohen se janë mbetje të një apo disa shtëpive
  • për herë të pare përputhen kronologjitë e unazave të pemëve të sitit të Linit me atë të Ohrit – dendrokronologjia po funksionon për distanca më të gjera
  • konfirmim që Lin 3 mbulon 2,000 vite të historisë së vendbanimeve dhe të paktën 10-12 faza apo fshatra të ndryshëm përgjatë hapësirës kohore 6,000 – 4,000 para Krishtit.  

Zbulimet në Lin dhe Buqezë po tërheqin vëmendjen e ekspertëve ndërkombëtarë dhe institucioneve kulturore evropiane, duke e kthyer zonën në një pikë referimi për kërkimin arkeologjik dhe trashëgiminë kulturore shqiptare. Ky projekt, përtej vlerave shkencore, përfaqëson edhe një urë bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë dhe Zvicrës në promovimin e pasurisë historike të rajonit.